Kandidati për kryeministër nga PDK-ja Bedri Hamza ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për media në të cilën falënderoi qytetarët për besimin e dhënë kësaj partie në votimet e djeshme.
Hamza tha se Vetëvendosje ka shënuar rënie në zgjedhjet e 9 shkurtit, teksa hodhi poshtë mundësinë që PDK-ja të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.
“Ne nuk do të përfshihemi në një asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Hamza, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka program politik dhe nxiti urrejtje.