Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë disa orë pas arrestimit nga agjentët e BKH. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai e quajti arrestimin e tij një fund absurd të një kapitulli të gjatë, duke e kritikuar prokurorin e çështjes si një “prokuror lunatik”, që sipas tij është një “fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore.”

Më tej Veliaj thotë se nuk e ka më detyrimin që të heshtë për atë që i kanë parë sytë në sjelljen me familjen e tij dhe atë se çfarë i kanë dëgjuar veshët nën çatinë e Prokurorisë së Posaçme.

Reagimi i plotë
Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.

Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia

Related Posts