Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 340,541 vota apo 40.86%, kur janë procesuar 99.57% të vendvotimeve nga qendrat e numërimit, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të përditësuara dje në 18:32.
Partia Demokratike e Kosovës ka deri tani 183,661 vota, apo 22.04%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka aktualisht 146,815 vota, apo 17.62%.
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 ka 62,111 vota, apo 7.45%.
Ndryshe, në sallën 1 Tetori në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë, por sistemi i KQZ-së herë pas here po paraqet probleme.
Pasi të numërohen të gjitha votat e rregullta do të nisë numërimi i votave me postë dhe atyre me kusht.
The post Tri ditë pas zgjedhjeve ende s’janë procesuar 100% të votave, përditësimi i fundit ka ndodh mbrëmë në 18:32 appeared first on Sinjali.