Një video e fundit nga “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale, ku Gjesti shihet duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme dhe banale ndaj Eglit, në dhomën e gjumit.
Videoja është bërë virale dhe ka nxitur kritika të ashpra nga fansat, të cilët e kanë quajtur këtë sjellje si të papranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për një grua.
Në pamjet që po qarkullojnë, Gjesti i drejtohet Eglit me fjalë të ashpra dhe ofenduese, duke e përdorur një gjuhë që shumë janë shprehur se është e papërshtatshme për t’u përdorur në çdo situatë, dhe ende më shumë në një ambient televiziv ku priten sjellje të cilat duhet të jenë model për publikun.
Fansat e Eglit dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë shpërndarë menjëherë video-n, duke e shoqëruar atë me reagime kritike dhe të fuqishme.
https://host.vpplayer.tech/player/ptkzurlv/vjsnvsmb.html