Al Trade vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve duke sjellë një tjetër destinacion ideal për adhuruesit e ushqimit cilësor. Pika më e re e ATC Grill është hapur në Fushë Kosovë, duke ofruar një ambient modern dhe një përvojë të veçantë gastronomike për të gjithë vizitorët.

Kjo është pika e dytë ATC Grill, pas asaj që tashmë operon pranë Al Trade Market & ATC Petrol, në Rrugën ”Hyzri Talla” pikërisht në Fushë Kosovë.

E veçanta e ATC Grill qëndron te hapësirat e bollshme, dizajni modern dhe atmosfera komode, që e bëjnë vendin ideal si për dreka e darka familjare, ashtu edhe për takime biznesi apo shoqërore.

Me një menu të pasur dhe një shërbim cilësor, kjo pikë e re synon të bëhet destinacioni i preferuar për të gjithë ata që vlerësojnë shijen dhe rehatinë.

Për të përjetuar një kombinim të shijeve të përzgjedhura dhe një ambienti të veçantë, ATC Grill në Fushë Kosovë është vendi i duhur për ju!

Related Posts