Leo dhe Lela në Prive Klan Kosova, pos që folën për lidhjen dhe dashurinë e tyre që po rritet, ata folën pakëz edhe për ish-banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova
Lela tregoi se kontaktet më së shumti i ka me Anisën me të cilën tha se kalon kohë më shumë, por shtoi se tani i ka rralluar, pasi po qëndron më shumë me Leon.
Bëhet fjalë për nominimin mes Drilonit dhe Gjestit, Leo për këtë tha: “Ka qenë nominim kokë më kokë, dy lojtarë të fortë”.
Leo nuk u ndalë me kaq, ai foli për banorët e tij me të cilët ka shoqëri, e veçoi Kevinin, Xuxin dhe disa të tjerë të cilët nuk i përmendi të gjithë.
Leo për Gjestin tha se e ka mikun më të mirë nga Big Brother VIP Kosova 3.