I ZHDUKUR nga 23 janari 2025, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën thirrje.

I ZHDUKUR nga 23 janari 2025
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Has, në një postim në Facebook, ka bërë thirrje që kushdo që e sheh këtë person t’i lajmërojë.
“Prej disa ditësh, nga data 23 janar është zhdukur Zylfi Tejeci. Sipas burimeve të vërtetuara ka qëndruar në një lokal në fshatin Planejë pastaj ka lëvizur për në shtëpi, dhe është zhdukur nga ky moment”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së në Has.
Nëse keni ndonjë informacion për personin në fjalë, kontaktojeni policinë, por edhe këtë numër kontakti të familjarëve: 049-669-675