Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, në shtëpinë e gazetarëve “Reporting House” ka ndarë rrëfime nga e kaluara e trishtë e 15 janarit të vitit 1999, kur në masakrën e Reçakut nga forcat paramilitare serbe gjeten vdekjen 45 civilë shqiptarë.
Walker ka folur edhe për shkëmbimin e të burgosurve mes UÇK-së dhe Ushtrisë së Serbisë të cilin proces e kishte negociuar misioni i OSBE-së në atë kohë, si dhe për rastin Panda.
Heshtja e komunitetit ndërkombëtar ndaj luftës në Bosnje dhe Hercegovinë duket të ketë qenë një mësim për ndërkombëtarët për të reaguar më pas ndaj asaj se çfarë po ndodhte në Kosovë gjatë luftës.
Një nga arsyet pse masakra e Reçakut mori vëmendjen ndërkombëtare, sipas ambasadorit Walker, ishte ndjenja e “fajësisë se kishin qëndruar të heshtur, kur kishte shpërthime të dhunshme në Srebrenicë”.