Ardian Kastrati nuk është një figurë me peshë politike në PDK”“Të tilla pakënqësi dhe të tillë zëra do të kemi në ditët në vazhdim edhe brenda subjekteve të tjera politike”
Nga rezultatet e publikuara deri më tani të zgjedhjeve të 9 shkurtit, është bërë e ditur se shumë figura të partive politike, që kanë qenë deputetë kanë mbetur pa ulëse në Kuvend.
Disa prej tyre kanë qenë befasi, e disa janë irrituar dhe kanë akuzuar për ‘bllokadë të votave’.
Ngjashëm, në këtë rast, ka reaguar Ardian Kastrati, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili në legjistraturën e kaluara ishte zgjedhur deputet.
Mirëpo, si duket ky i fundit nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për të marrë edhe një mandat në Kuvend.