Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërsisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim, ata kanë diskutuar rreth situatës pazgjedhore në vend, saktësisht formimin e qeverisë e konstituimin e Kuvendit.
Ata kanë folur edhe për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, por edhe për atë në nivel më të gjerë.
“Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Hargreaves për vizitën e tij dhe u shpreh se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat kyç për Kosovën, në aspiratat e saj të integrimeve dhe zhvillimit të gjithanshëm, e në të njëjtën kohë edhe në rrafshin gjeopolitik”, thuhet në njoftim.

The post Konjufca takon ambasadorin britanik, diskutojnë për çështjen e sigurinë dhe stabilitetit rajonal appeared first on Sinjali.