Lojtari më i dalluar i vitit kalendarik 2020 në Kosovë padyshim është Mirlind Daku.
Në janar ai u transferua në formë huazimi nga Osijeku te Ballkani. Edicioni pranveror nuk ishte shumë produktiv për të, por sulmuesi kosovar shpërtheu në vjeshtë.
Gjatë këtij viti kalendarik, 22 vjeçari ka shënuar 25 gola në të gjitha garat, 24 në Superligë dhe 1 në Kupë.
Ai do ta fitojë çminin e golashënuesit më të mirë të vitit nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkruan Indeksoline.
Daku mposhti sulmuesin e Prishtinës Otto John, që është golashënuesi i dytë më i mirë i vitit me 20 gola, 17 në Superligë dhe 3 në Kupë.