Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Fushë Kosova, ku një vajzë 15-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Sinjali ka mësuar se pasi rasti ishte denoncuar dhe Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, por nuk ka shkuar shumë dhe prindi i të miturës është paraqitur në stacion bashkë me të bijën.

E njëjta ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar me të dashurin e saj dhe nuk është abuzuar nga askush.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk janë vërejtur shenja të dhunës apo keqtrajtimit dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Related Posts