Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se personi Masar Vula, i cili ishte raportuar i zhdukur në zonën e Gjakovës, është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

SHKKSH ka falënderuar organet dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në gjeten e sigurt të Masar Vulës.

Njoftimi:
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se Masar Vula, i cili ishte raportuar i zhdukur në zonën e Gjakovës, është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Masar Vula u gjet falë përpjekjeve të suksesshme të organeve kompetente dhe autoriteteve lokale. SHKKSH ka qenë në gatishmëri dhe e angazhuar në operacionin e kërkimit, duke ofruar mbështetje dhe koordinim me ekipet e tjera të përfshira.

Related Posts