Jo rrallëherë punëtorët në lokale të ndryshme, sidomos në kafeteri përfshihen në konflikte me klientët – raste këto që eskalojnë edhe në kanosje e dhunë. Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një piceri në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, incidenti ndodhi te Pronto Piza, ku një klient po dyshohet se ka sulmuar fizikisht një kamerier.

Bazuar në informacionet që ka Sinjali, i dyshuari e ka goditur me kokë në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima, por edhe i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor ndërsa më pas kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë dëshmisë së tij, i dyshuari ka deklaruar se motivi i sulmit ka qenë gjoja energjia negative që kamerieri ia ka transmetuar dhe e ka shtyrë që ta godas.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

/GazetaSinjali/

The post Klienti e sulmon kamerierin e Pronto Pizza në Fushë Kosovë, thotë se i transmetoi energji negative appeared first on Sinjali.

Related Posts