Arrestohet një i dyshuari për vjedhje në xhami

Prizren, 28 Shkurt 2025

Në një interval të shkurtër kohorë janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në “Xhaminë e vjetër” në Dragash , konkretisht është raportuar se nga persona të panjohur dy herë gjatë javës së kaluar janë vjedhur para nga kasa e xhamisë, vlera e parave të raportuar si të vjedhura ishte rreth 270 euro.

Pas veprimeve operative dhe hetimore hetuesit e Stacionit Policor të Dragashit kanë arritëm të identifikojmë dhe të arrestojnë të dyshuarin, të miturin N.R. i lindur me 2009 nga fshati Zlipotok, Komuna e Dragashit.

Ai është intervistuar në prani të punonjësve të Qendrës për punë Socialë dhe avokatit , I dyshuari ka pranuar veprat për të cilat dyshohej, gjithashtu në çantën e tij u gjetën mjetet që përdorte gjatë vjedhjeve dhe një pjesë të parave që pranoi se ishin vjedhur, të cilat janë sekuestruar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik për të Mitur dhe I njëjti ka urdhëruar që lëndët të paraqiten me kallëzim penal në procedurë të rregullt.

Related Posts