🔴Vendimi i Norvegjisë për të mbështetur Ukrainën! Thirrje mbarë botës: #Trump është i pabesë…

Kompania norvegjeze e naftës dhe e anijeve Haltbakk Bunkers tha se nuk do të furnizonte më me karburant anijet amerikane, duke e përshkruar debatin midis Zelensky dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë si “një pritje dhe shfaqje televizive e pabesë amerikane”, transmeton Kosova Post.

Kompania norvegjeze e naftës dhe e anijeve Haltbakk Bunkers mori një vendim si përgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara pas debatit historik midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Sot, ne ishim dëshmitar të një shfaqje të drejtpërdrejtë të dyftyrësisë së presidentit dhe zëvendëspresidentit aktual amerikan.
Përmbajtja dhe qetësia e Presidentit ukrainas ishte e admirueshme, pavarësisht se SHBA-ja organizoi këtë pritje – shfaqje televizive të pabesë”, tha kompania në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

“NUK KA KARBURANT PËR AMERIKANËT!”

Postimi raportonte se furnizimi me karburant për forcat amerikane në Norvegji dhe për anijet amerikane që ndalonin në portet norvegjeze u ndërpre menjëherë, duke shtuar: “Nuk ka karburant për amerikanët, derisa në krye të SHBA-së qëndron Trump! Ne inkurajojmë të gjithë norvegjezët dhe evropianët të ndjekin shembullin tonë”. u tha në postim.

Related Posts