Gjatë një ngjarjeje virtuale të premten, Dr. Anthony Fauci, ka thënë se falë shkencës “ne do ta shkatërrojmë” COVID-19.
“Kërkimi biomjekësor dhe shkenca na kanë dhënë diçka që vetëm një dekadë më parë do të dukej e paimagjinueshme.
Vetëm gjatë ditëve të fundit, shkenca na ka lejuar të kemi një vaksinë që kur ta shpërndajmë tek njerëzit në të gjithë vendin, dhe shpresojmë në të gjithë botën, ne do të shkatërrojmë këtë shpërthim që na ka terrorizuar me të vërtetë për 11 muajt e fundit”, ka thënë Fauci.
Me këtë ai i është referuar zbulimit të vaksinave dhe fillimit të shpëndarjes dhe administrimit të tyre edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe ndërsa disa kombe të pasura tashmë kanë filluar nga vaksinimi COVID-19, vendet e varfra do t’i marrin dozat e tyre vetëm në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka thënë sot kreu i OBSH, Tedros Adamos Ghebreyesus.
“Mekanizmi COVAX, i formuar për të mundësuar qasje të barabartë në vaksinat COVID-19 në të gjithë botën, pritet të fillojë dorëzimin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, tha ai, pa përmendur vendet e veçanta, raporton ATSh.
“Jemi krenar të njoftojmë se COVAX ka siguruar qasje në pothuajse dy miliardë doza të disa kandidatëve premtues të vaksinave”, ka thënë Tedros.
Sipas OBSH, objektet e COVAX po vazhdojnë bisedimet me ndërmarrjet kryesore farmaceutike për t’i regjistruar në program. /Ballkanweb/