Në një postim emocionues, Fatmir Spahiu thekson se, kur ndodhi ngjarja e famshme në Prekaz, ai ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa sot, në moshën 43 vjeçare, ndjen se është i lirë falë sakrificave të familjes Jashari dhe shumë të tjerëve.

Ai kujton se Marsi i vitit 1998 shkatërroi frikën dhe e forcoi popullin shqiptar. Spahiu shprehet se tani mund të pijmë një kafe në qendër të Prishtinës, kryeqytetit të shtetit tonë, falë atyre që dhanë jetën për liri.

Ai përfundon me një mesazh të thjeshtë dhe të fuqishëm: LAVDI!

Related Posts