Vetëm 18 kandidatëve prej 110 sosh në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pasur ndryshime në vota, bazuar në rezultatet e rinumërimit të votave të kësaj komune në qytetin e Vushtrrisë.

Ditë më parë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi rinumërimin e votave të LDK-së në Vushtrri pas ankesës së pranuar të kandidates për deputete Rrezarta Krasniqi, që akuzoi bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim me vota.

E KOHA ka siguruar rezultatet nga rinumërimi. Sipas të dhënave të siguruara ndryshime në vota ka pasur në listë te 92 kandidatë. Kandidatit Tahiri iu hoqën 88 vota e një votë iu hoq edhe Krasniqit që u ankua.

Related Posts