Donald Trump do të ecë nëpër oborrin e Shtëpisë së Bardhë për herë të fundit më 20 janarit.
Mandati do t’i përfundojë, por ka mundësi të ballafaqohet me ndjekje penale për veprimet e kryera para marrjes së detyrës. Por, a mund të shpëtojë ai?
Për katër vitet e fundit, Trump është mbrojtur nga çdo formë e ndjekjes penale përmes një memorandumi nga Ministria e Drejtësisë, e cila i jep presidentit aktual një lloj imuniteti.
Por në momentin që largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe helikopteri “humbet në re”, ky rregull do të pushojë së zbatuari.
Sipas The Guardian, Prokurori i Qarkut në Neë York, Cyrus Vancepo heton në mënyrë aktive marrëdhëniet e biznesit të republikanit para dhe gjatë presidencës. Vance në mënyrë të përsëritur theksoi se vuri re “sjellje të gjerë dhe afatgjatë kriminale në organizatën e Trumpit”, transmeton Telegrafi.
Vlen të përmendet se një hetim i madh tashmë ka përfunduar në të cilin ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen u dënua. Gjatë gjyqit, ai pranoi se Trumpi e bleu “heshtjen”e tij.
Ai gjithashtu tha se ishte Trump që e bindi të merrej me gjëra të tilla. Kjo çështje është mbyllur zyrtarisht, por mund të hetohet përsëri pasi Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
E gjithë kjo mund të jetë një detyrë e madhe për administratën e presidentit në ardhje, Joe Bidenit. Përveç kësaj, lind një pyetje e rëndësishme: A duhet të hetohet Trumpi dhe a mund të ndiqet penalisht për shkelje të ligjit para dhe gjatë presidencës?
Duket se gjithçka do të vendoset nga pasardhësi i tij, Biden. Por nëse presidenti i ri nuk e kursen Trumpin, do të jetë një precedent në Shtetet e Bashkuara, sepse deri më tani asnjë president nuk i ka bërë diçka të tillë paraardhësit të tij.
Edhe kur ata patën mundësinë të dënonin paraardhësin e tyre, ata vendosën të mos e bënin këtë sepse nuk dëshironin të përqendroheshin në të metat e tyre, por në krijimin e një të ardhmeje më të shëndetshme./TCH