Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit i zhdukur që nga 23 janari i këtij viti nuk është gjetur akoma.

Ne kontakt me zëdhënësin e Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se kërkimet për gjeten e tij po vazhdojnë.

“Qe disa muaj ka është zhdukur dhe ende nuk është gjetur. Kërkimet po vazhdojnë”, u përgjigj Bytyqi për Klankosova.tv

Nga kontakti  edhe me djalin e të zhdukurit, Ardian Tejeci, i cili tha se rastin për babanë e tij e kanë raportuar në polici dhe se deri tani ende nuk e kanë gjetur.

“Janë bë gjashtë javë që prej kur nuk dimë asgjë për të, herën e fundit ishte në një tubim politik, dhe para se të zhdukej kishte biseduar me dikë në telefon”, tha Tejeci

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts