Getinjo më në fund dha përgjigje se a janë rikthyer Mozzik dhe Loredana.
Së fundi vëmendjen e mediave rozë dhe atyre sociale e kanë marr qifti i njohur Mozzik dhe Loredana, si nga projektet e realizuara ashtu dhe nga jeta përsonale, shkruan GazetaBlic.
Loredana para disa javësh ka realizuar projekte të reja si këngën “Kein Hunger”, në bashkëpunim me UFO 361 dhe së fundi edhe albumin e shumëpritur “Medusa”.
Mirëpo kohëve të fundit është përfolur shumë edhe për jeten e saj përsonale, sidomos lidhjen e saj me reperin e njohur Mozzik.
E kur flasim për lidhjen e tyre se a janë ata bashkë, vetë dy reperët nuk kanë folur asnjëherë publikisht, duke mohuar apo pohuar një gjë të tillë.
Mirëpo i ftuari në emisionin “Shiko Kush luan” Getinjo, u pyet gjatë lojës “Paintball” nëse lajmin e ribashkimit ua tregoi ai para njerëzve të shtëpisë apo ata e dinin para tij.
“Ata e kanë një vajzë bashkë dhe nuk mundet të rrinë kurrë të ndarë përjetë pasi vajza i bashkon”, u shpreh Getinjo.