Njëri prej mjekëve i cili pati rastin ta takonte sot ish-presidentin Hashim Thaçi që erdhi për vizitë nga Haga, për babain e tij të sëmurë, ka ndarë për publikun emocionet e tij të atyre momenteve.

”Me lot në sy jam, presidentin e kam takuar me lot në sy. Jam krenar që e takova në Klinikën Interne në Kardiologji. E kam përcjellë deri te shkallët që ka qenë siguri e llahtarshme”, thotë tekniku i Radiologjisë, Selman Rexhepi, transmeton klankosova.tv.

”Me lot në sy kam qenë beso. Shumë emocione kam pas. Një luftarak i madh i çështjes kombëtare me qenë në Hagë, është shumë e padrejtë”.

”Në emocione prapë jam”.

Ai në Frontal të T7, edhe tregoi se ish-presidenti Thaçi qëndroi tek babai i tij në QKUK për tri orë, por komunikimin me të pranishmit e pati shumë të kufizuar.

”Shumë shpejt, veç përshëndetje, sepse nuk lejonte EULEX-i”.

”Më duket qëndroi tri orë”.

Tutje rrëfeu se prezent në Klinikën Interne ishin edhe dy motrat e ish-presidentit Thaçi.

”Familjarët e përjetuan shumë rëndë. President ka qenë dhe e kemi. Ai me u gjend në burg shumë vështirë e kemi. Trim i trimave”.

Ndër tjera ai foli edhe për gjendjen shëndetësore të babait të ish-presidentit Thaçi, Haxhiut.

”Gjendjen nuk e ka të mirë, por do edhe zoti e ndihma e mjekëve çka mund të bëjnë për të”.

Related Posts