AKSIDENTI FATAL NË GJERMANI I MORI JETËN 42 VJEQARES SHKURTA ZUKA RRAHMANI NGA POZHERANI I VITISË

Aksidenti fatal në Gjermani i mori jetën 42-vjeçares Shkurta Zuka Rahmani nga Pozherani
Një aksident tragjik në trafik ka ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të Obersöchering, Gjermani, ku një grua ka humbur jetën dhe janë plagosur disa persona. Viktima është 42-vjeçarja Shkurta Zuka Rahmani, e cila ishte në veturë së bashku me djalin e saj, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr trajtim mjekësor në spitalet lokale.

Sipas mediave gjermane, dy makina janë përplasur kokë më kokë në rrugën mes Murnau dhe Habach. Një 17-vjeçar, i cili ishte shofer fillestar, ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nëna e tij ndërroi jetë në vendngjarje. Po ashtu, edhe gruaja në makinën tjetër ka pësuar lëndime të rënda. Të plagosurit u transportuan me helikopter në Spitalin Universitar në Murnau.

Një numër i madh i shërbimeve të urgjencës ndodheshin në vendin e aksidentit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes. Rruga u mbyll plotësisht për më shumë se katër orë, raporton radio-oberland.de.

Related Posts