Sot mbyllet java e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje mjaftë interesante, shkruan indeksonline.
Në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi do të jetë nikoqire e Suharekës.
Të dyja skuadrat janë në zonën e rrezikshme, ku do të kërkojnën vëtëm fitoren.
Llapi renditet në vendin e nëntë me 26 pikë pikë, ndërsa Suhareka një pozitë më lartë me 29 pikë.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes e Feronikelit ’74 dhe Malishevës.
Skuadra nga Drenasi është e fundit në tabelë me 13 pikë ndërsa Malisheva renditet e treta, me 40 pikë të grumbulluara.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 14:00.