Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.
Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se humbja e prindit është dhimbje e pazëvendësueshme, shkruan lajmi.net.
“Lamtumirë, baca Haxhi! Ngushëllimet e mia më të sinqerta Presidentit Hashim Thaçi dhe gjithë familjes Thaçi. Humbja e prindit është dhimbje e pazëvendësueshme, por kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë”, ka shkruar ajo në Facebook.