Protestuesit në Serbi me pankarta kundër Vuçiqit dhe Kurtit – Shfaqen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë
Në një protestë të mbajtur në Serbi, qytetarët shpalosën pankarta me mesazhe kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në një nga pankartat, Vuçiq paraqitet me një qeleshe shqiptare dhe një targë të Kosovës, ndërsa pranë tij, një figurë tjetër është paraqitur me brirë cjapi.
Pankarta përmban fjalë si “Hulja Musliu” dhe “UDBA”, duke aluduar për lidhje me ish-shërbimin sekret jugosllav. Gjithashtu, aty shfaqet edhe flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, duke lënë të kuptohet një mesazh kundër politikës aktuale të Vuçiqit në raport me Kosovën.
Kjo protestë vjen në një moment tensioni mes Serbisë dhe Kosovës, ku zhvillimet e fundit kanë rritur përplasjet politike dhe diplomatike mes dy vendeve.