Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-Presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Në një postim në Facebook, Gruda e ka cilësuar këtë vendim si jokushtetues dhe joligjor, duke theksuar se Gjykata Speciale po vepron në kundërshtim me standardet e drejtësisë evropiane.
Vendimi i Gjykatës Speciale për të mos lejuar presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij është jokushtetues dhe joligjor.
Kosova e themeloi këtë gjykatë me besimin se do të ofronte drejtësi evropiane. Ajo që po bën Gjykata Speciale sot nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë evropiane dhe standardet e një gjykimi të drejtë.
Kjo nuk është drejtësi – është persekutim i pastër, krejtësisht i papranueshëm.”