Dashi – Saturni në Peshk formon një lidhje të fuqishme me Uranin në Dem, gjërat në prapaskenë po ndryshojnë. Ky është një proces i ngadaltë që mund të sjellë sukses të vërtetë. Tani është koha t’i përkushtoheni ëndrrës suaj. Saturni ju disiplinon ndërsa Urani sjell ide të zgjuara për të siguruar financat e nevojshme.
Demi – Një përzierje e fuqishme energjish mund të jetë në favorin tuaj. Mund të bëhet fjalë për një miqësi që është më shumë sesa thjesht shoqëri e mirë. Kjo lidhje ju sfidon dhe ju ndihmon të bëni gjëra. Bashkë mund të arrini shumë, të tejkaloni modelet e vjetra dhe t’u jepni frymë të rejave.
Binjakët – Mund të ndieni sikur është momenti të merreni me ambiciet dhe synimet, por me ndryshime të qëllimshme. Intuita juaj është më e fortë nga sa mendoni dhe nëse i besoni, do të gjeni kurajën për të ndryshuar në forma që do të njësohen me të ardhmen tuaj. Guxoni të mendoni ndryshe sepse besimi i brendshëm do t’ju çojë përpara.
Gaforrja – Një projekt i rëndësishëm apo një kauzë që e keni përzemër do të sjellë rezultat nëse bashkëpunoni me të ngjashmit tuaj. Nuk keni pse ta bëni vetëm sepse të tjerët mund të sjellin perspektiva të reja, burime dhe energji që rrisin aftësinë tuaj. Lidhja Saturn-Uran mund të sjellë sukses brilant. Jini të hapur ndaj aleancave të reja.
Luani – Universi po ju shtyn drejt një angazhimi që i jeni shmangur. Ndoshta nuk ishte koha e duhur apo rrethanat s’ishin në favorin tuaj, por gjërat po rregullohen. Merrni në konsideratë një lëvizje në karrierë, qëllim personal apo një mundësi të re. Vendimet më rezultative s’janë gjithnjë të menjëhershmet.
Virgjëresha – Puna në grup dhe intuita janë asetet më të mira. Ju dhe një bashkëpunëtor juaji keni pottencialin për të realizuar diçka duke përzier krijimtarinë me idetë. Besojini procesit, njëri-tjetrit dhe lërini gjërat të rrjedhin. Suksesi vjen kur punoni në harmoni.
Peshorja – Një ndikim i fuqishëm po zhvillohet dhe është mjaft i fortë për t’ju inkurajuar që të mendoni për idetë e reja dhe të krijoni diçka të freskët e origjinale. Nuk del ende në pah, por do të ndieni energjinë pas saj. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga kushdo që ka aftësi dhe dije për t’ju orientuar.
Akrepi – Një mundësi po zien dhe dikush me para mund të hedhë dritë. Mund të jetë një mik apo takim i papritur, por mendimi i tyre mund të zbulojë një rrugë që ofron përfitime afatgjata. Do të keni qëndrueshmëri, ide të reja që do të përgatisin rrethanat për diçka kuptimplotë. Jini të hapur ndaj risive, edhe nëse s’i kishit menduar më parë.
Shigjetari – Lidhja Saturn-Uran do të sjellë ndryshime pozitive në rutinën e përditshme dhe mirëqenien familjare. Ndoshta një dietë e re, aktivitet fizik apo një lloj terapie holistike mund të sjellë përfitime për ju dhe të dashurit tuaj. Do të përqafoni opsione që s’i kishit menduar.
Bricjapi – Saturni i afrohet Uranit dhe kjo bën që mendimet tuaja të jenë më krijuese dhe largpamëse. Kjo do të ndikojë te planet e reja dhe do të provoni ato që dini me ide më novatore. Mos kini frikë sepse mund të merrni shumë të ardhura financiare.
Ujori – Diçka në prapaskenë po ndikon në mendimet tuaja. Do të jeni gati për të zgjidhur çështje që lidhen me shtëpinë dhe të bëni përmirësime në ambientin ku jetoni. Do të bëni blerje të zgjuara që jo vetëm do t’ju kursejnë para, por edhe do të përmirësojnë jetesën.
Peshqit – Javët në vijim janë periudha më e mirë për një projekt personal me potencial afatgjatë. Do të keni strukturën dhe gjenialitetin njëkohësisht. Ëndërroni, por planifikoni sepse ajo që mund të nisni tani mund të lulëzojë.