Viti që lamë pas kishte filluar me zjarre të tmerrshme në Australi, që më pas filluan të përhapen në vende të ndryshme të botës, janë bërë gara të ashpra politike, por ishte pandemia e coronavirusit ajo që ndaloi të gjitha ngjarjet tjera.
Fillimisht shpërtheu në Wuhan të Kinës për t’u përhapur më pas në tërë botën, dhe të shkaktoj numër të madh të viktimave dhe të infektuarve me COVID-19, transmeton Telegrafi.
Australia u godit nga zjarri më i madh në historinë e këtij vendi, pjesë të këtij kontinenti tani janë zona të pabanuara.
Alexei Navalny pasi u zgjua nga koma pas helmimit, akuzoi Vladimir Putinin për këtë veprim.null
Hetimet filluan pas raportimeve të shumta që në burgun famëkeq Izalko në Salvador, ndodhin gjëra nga më të tmerrshmet.
Varrimi i viktimave të coronavirusit në Nju Jork – përkatësisht në ishullin Hart ishin kryer në masë të madhe, ku mijëra trupore qëndronin pranë ekskavatorëve.
Varrezat për viktimat e COVID-19 në Sao Paulo të Brazilit ishin bërë kryetemë e mediave botërore, ku pamjet e filmuara nga ajri shfaqin hapësira tejet të mëdha që janë dedikuar enkas për varreza të viktimave të COVID-19.
Pamjet rrëqethëse të qytetit italian në pikun e pandemisë së coronavirusit, ua kishin futur frikën në palcë botës.
Qindra mijëra njerëz kishin marrë pjesë në varrimin e gjeneralit iranian Qassem Suleimani, i vrarë me dron nga ushtria amerikane në aeroportin e Bagdadit.
Polici i bardhë Dereck Chovin mbyti afro-amerikanin George Floyd, të cili i mbajti gjurin në qafë derisa viktima qëndron i shtrirë me fytyrë në asfalt.
Vrasja e Floydit shkaktoi protesta masive në mbarë SHBA-të, ku nuk u kursye asgjë – duke filluar nga thyerjet e lokaleve e deri të vjedhjet masive.
Për shkak të karantinimit, në Itali për muaj të tërë destinacionet e preferuara turistike nuk e patën as edhe një vizitorë.
Presidenti bjellorus me kallashnikov në dorë ka provokuar demonstruesit, që vazhdojnë të mos e njohin fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale
Një shpërthim tejet i fuqishëm kishte ndodhur në një depo pranë portit detar të Bejrutit, ku si rezultat hodhi në erë gjysmën e qytetit – duke bërë të duket sikur kurrë më parë kjo pjesë nuk ka ekzistuar.
Britanikët filluan të festojnë largimin nga Bashkimi Evropian, që zyrtarisht ka përfunduar më 31 dhjetor. /Telegrafi/