Ujësjellësi Rajonal “Prishtina’” njofton se për shkak të një defekti në rrjet, disa rrugë në Prishtinë momentalisht janë pa furnizim me ujë.

Në një postim në ‘Facebook’ KRU Prishtina bën të ditur se zonat e prekura janë: Rruga ‘Muharrem Fejza’,  Holger Petersen, Rruga ‘B’, Rruga ‘Ukshin Kovaçica’, Rruga ‘Jakov Xoxa’, Rruga ‘Ahmet Gashi’, Rruga ‘Muhamet Qami’ dhe rrugët përreth ‘Mati 1’.

“Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe sanimin e defektit sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Tutje, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” premton se furnizimi me ujë do të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi për sot – 23 Korrik
Ngjarjet e datës 23 korrik
Ferati: Nuk ka marrëveshje VV-LDK, kemi diskutuar vetëm për parime

Related Posts