Sot nga ora 18:00, në Murcia të Spanjës, kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Islandës në kuadër të playoffit për ligën B, të Nations League.
“Dardanët” do të kërkojnë rezultat pozitiv edhe në këtë takim, për ta shkruar historinë.
Skuadra e Franco Fodas, në ndeshjen që u luajt në “Fadil Vokrri” në Prishtinë fitoi me rezultat 2:1.
Në këtë ndeshje, kombëtarja ka edhe mungesa e veta.
Sot nuk pritet të paraqitet, portieri Aro Muriq, mbrojtësi Donat Rudhani si dhe Valon Berisha, i cili e ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Ky pritet të jetë formacioni i “kaltëreverdhëve” përballë islandezëve:
Saipi, Vojvoda, Dellova, Rrahmani, Paqarada, Rexhbeqaj, Veseli, Emerllahu, Krasniqi, Rashica si dhe Muriqi.