⛹️⛹️♂️ Super ndeshje, super dramë, bardhekaltrit triumfojnë në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” ⛹️♂️
🏀 Në një super ndeshje të zhvilluar në Prishtinë dhe dramatike deri në fund, Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së 25-të të ProCredit Superligës ndaj Trepçës me rezultat 85:79 (20:16, 21:23, 22:20, 22:20).
🏀 Drama e zhvilluar në kryeqytet përfundoi me fitoren e kryeqytetasve. Në Prishtinë u zhvillua një lojë tejet e barabartë ku herë njëra, herë tjetra skuadër kalonte në epërsi.
⛹️♂️ Te vendasit u dalluan Rašid Mahalbasic me 18 pikë, 9 kërcime dhe pesë asistime dhe Josh Nzeakor me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, ndërsa te mysafirët u dallua Michael Green III me 19 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.
🏀 Sigal Prishtina ka 16 fitore dhe 9 humbje, derisa Trepça ka 16 fitore dhe 9 humbje.
🌐 Më shumë në basketbolli.com