Barcelona tashmë po punon në planet e tyre të transferimeve për të përmirësuar skuadrën gjatë afatit kalimtar veror.

Blaugranasit janë tërësisht të fokusuar tek sezoni aktual me ekipin e Hansi Flick që po lufton në të tria frontet – La Liga, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve.

Sidoqoftë, në prapaskena, drejtori sportiv Deco po synon të hartojë një listë objektivash pasi të përfundojë bisedën me trajnerin Flick.

Pavarësisht konsistencës së Jules Kounde si mbrojtës i djathtë, klubi po synon të sjellë një lojtar të specializuar në atë pozitë për ta ndihmuar francezin.

Kounde me shumë gjasë do të mbetet zgjedhja e parë në atë pozicion për Flick edhe sezonin e ardhshëm, me ish-mbrojtësin e Sevillas që është fare pranë rinovimit.

Barcelona po planifikon për të gjitha mundësitë, duke përfshirë edhe opsionin e kthimit të Koundes si mbrojtës qendre, ose edhe ndryshimin e sistemit taktik të lojës.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka dhuruar një përditësim të ri sa i përket situatës ku po pretendohet se Barcelona ka filluar bisedimet me disa kandidatë potencialë për krahun e djathtë.

 

Related Posts