500 qytetarë janë anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje nga Komuna e Gjakovës, njofton Insajderi.
Kështu ka deklaruar deputeti i legjislacionit të fundit nga kjo parti politike, Agon Batusha, i cili vjen pikërisht nga qyteti Gjakovës.
“Sot, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë, pranoi 500 kartelat e anëtarësimeve të reja”, ka shkruar ai në Facebook.
Batusha shtoi se Vetëvendosja do të arrijë “fitore plebishitare”.
“Anëtarësime nga çdo lagje në qytet dhe çdo fshat, kjo është Lëvizja e të gjithë qytetarëve, e shtrirë në çdo kënd të komunës sonë dhe e gatshme për fitoren plebishitare”.