Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në rrugën “Rrustem Hyseni” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë e një tjetër është plagosur.

Sinjali ka raportuar se personi që ka mbetur i vdekur është 62-vjeçari, Naser Gashi, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, u raportua se u godit edhe me thikë në gjoks.

Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në varrezat e Dragodanit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 62-vjeçarit, Naser Gashi.

Kujtojmë se personi që ka mbetur i plagosur nga ky rast është 41-vjeçari, Miftar Miftari.

Ndërkaq, deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles
Check latest article from this author !
FITUESI I BBVK4: LONDRIMI

FITUESI I BBVK4: LONDRIMI

February 28, 2026
Edon Zhegrova pranë transferimit te Evertoni në Ligën Premier
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?

Related Posts