Hasani thotë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të del mbi Kodin Penal. Sipas tij Kodi Penal e lejon kandidimin e Kurtit në zgjedhje.
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani me prejardhje nga Kamenica ka thënë në “Debat Plus” se pasojat juridike të dënimit i sheh vetëm kodi penal e jo Gjykata Kushtetuese.
“Vendimi i Kushtetueses nuk mund të vendos mbi kodin penal”, tha ai, përcjell Telegrafi
Hsani thotë se Ligji mbi zgjedhjet nuk e specifikon sanksionin për ta diskualifikuar dikë nga gara.
“Kodi Penal i njeh dënimet plotësuese. Pasojë juridike nuk mund të prodhojë dënimi më kusht, vërejtja gjyqësore apo dënimi me gjobë. Nuk e specifikon Ligji i Zgjedhjeve se cilat dënime kanë pasoja juridike. Atë e cakton vetëm Ligji Penal”.
Hasani thotë se askush nuk mund t’ia mohojë kandidimin në zgjedhje Kurtit dhe të tjerëve.
“Standardin nuk mund të ndryshojë as Gjykata Kushtetuese…Pavarësisht çfarë thotë Kushtetuesja askush nuk mund t’ia mohoj një standard [Kurtit] që nuk e njeh Kodi Penal…Vendimi i Kushtetueses nuk mund të del mbi standardet.