Ish deputeti, Haxhi Avdyli ka reaguar pas disa akuzave të rënda ndaj tij se ka paguar për marrëdhënie sek suale.
Avdyli ka thënë se këto goditje që po bëhen në kohë zgjedhjesh kanë për qëllim ta zmbrapsin nga rruga që ka nisur pasi u nda me LDK-në.
Sipas tij, shpifja rreth tij u bë nga një portal i cili është në pronësi të avokatit, Besnik Berisha, e që sipas Avdylit financohet nga djemtë e Isa Mustafës.
“Kjo shpifje e ulët e “Sinjalit” e reagimet e juaja më kanë bërë të kuptoj që puna dhe qëndrimet e mia ia kanë tronditur themelet e familjeve kriminale politike. Lufta vetëm sa ka filluar. Thuhet se pronar i ” Sinjali ” është Avokati i Isa M. Besnik B. dhe klanit Pronto, kurse sponzor kryesor e ka ” M group” BMW e djemëve të Isës. E di që jeni tronditur nga pjekuria e qytetarëve për ndryshim”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Avdyli ka paralajmëruar padi ndaj portalit, derisa ka thënë se asgjë nuk mund ta zbrapsë nga qëllimet e tij.
Postimi i plotë i Avdylit:
JU FALIMINDERIT njerëz të mirë të Kosovës për mesazhet e komentet e juaja perkrahëse. Unë edhe kam pritë që sivjet lufta politike do jetë e ashpër, por as në imagjinatën më largët sdo kisha besuar që bien kaq poshtë në shpifje. Kjo flet më shumë për ta se ku iu rrinë mendja dhe sa janë panikë. Kjo shpifje e ulët e “Sinjalit” e reagimet e juaja më kanë bërë të kuptoj që puna dhe qëndrimet e mia ia kanë tronditur themelet e familjeve kriminale politike. Lufta vetëm sa ka filluar. Thuhet se pronar i ” Sinjali ” është Avokati i Isa M. Besnik B. dhe klanit Pronto, kurse sponzor kryesor e ka ” M group” BMW e djemëve të Isës. E di që jeni tronditur nga pjekuria e qytetarëve për ndryshim. Ju edhe ndoshta mendoni që ndalemi . Harroni.Ne ju presim të shpifni të fyeni, por nuk zmprapsemi nga ai qëllimi madhor i yni. Një Kosovë pa krim e çkapur nga klanet e mafia politike e familjare po fillon nga 14 shkurti. Keni arsye me u shqetësu sepse ditët e juaja të sundimit kriminal po iu vie fundi, e ballafaqimi me drejtesi do ju vie shpejtë. Organet e drejtësisë do e thonë fjalen e tyre . E me ju shpifësa pa imagjinatë -Shihemi ne Finale- me 14 shkurt e pastaj në Gjyq.