Ish-këshilltari i presidentit serb Boris Tadiq, Mladan Gjorgjeviq i ka reaguar kryetarit të Akademisë së Shkencave të Serbisë, Vladimir Kostiq për deklaratat për Kosovën pasi ky i fundit i tha peshkopit serb Grigorije se “Kosova nuk është e jona”, shkruan Gazeta Express.
G
jorgjeviq ka kritikuar deklaratën e kreut të Akademisë serbe si të papërgjegjshme.
“”Është e pabesueshme që kryetari i një institucioni si Akademia e Shkencave serbe të bëjë deklarata kaq të cekta dhe të papërgjegjshme bazuar në shembuj personalë dhe anekdotikë. Si provë se Kosova nuk është serbe, ai deklaron se duhej të jepte dokumente kur hynte në “Kosovë dhe Metohi” dhe se dikush atje i tha atij se ai nuk duhet të shkojë në disa vende. Në shumë qytete të botës, ka rrugë ku nuk rekomandohet ecja, kështu që askush nuk i deklaron ata territorin e një vendi tjetër. Këto janë argumente të padenjë për një diskutim në një kafene, e lëre më një akademik ” tha Djordjevic.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiq është përplasur me peshkopin serb Grigorije për deklaratat e këtij të fundit se “Kosova është e jona”.
Kostiq ka thënë se Kosova nuk është e jona dhe kjo duhet të kuptohet sa më parë që është e mundshme.
“Unë e pranoj plotësisht se jam gabim, por pyeteni peshkopin nëse ai ka të drejtë. Unë kam kaluar kufirin, ata më treguan pikërisht pjesët e rrugës që nuk janë të përshtatshme për tu kaluar. Do të ishte mirë që Vladimir Kostiq të nënshkruante Marrëveshjen e Kumanovës, Marrëveshjen e Deytonit dhe Marrëveshjen e Brukselit atëherë do ta kishim fajtorin dhe nuk do të kishim nevojë të mendonim më për këtë”, ka thënë Kostiq
“A është Carnojeviq tradhëtar?
Nuk mendoj se është, çfarë kam thënë le të mbetet si e gabuar, por askush në këtë shtet përfshirë kishën nuk e ka titullin e së vërtetës kur vije puna te Kosova. Askush nuk mund të më bind mua se jam tradhëtar sepse sa isha këtu, disa nga ata dhe fëmijët e tyre kishin ikur jashtë”, tha Kostiq.