Një televotim i hapur që prej ditës së hënë, për të zgjedhur fermerin e preferuar të publikut, mbajti gjatë në ankth konkurrentet. Ishte pikërisht Frederik Ndoci ai që gjatë këtyre ditëve ka rrëmbyer simpatinë e publikut, duke u zgjedhur kështu fermeri më i votuar dhe duke u shpallur automatikisht kryefermer.
Ky post veç të tjerash i dha Ndocit dhe një sërë përfitimesh, siç ishe ai i zgjedhjes së sfidantëve që më pas do të shkonin në një sfidë kokë më kokë.
Alba Pollozhani ishte e zgjedhura e Frederik Ndocit, të cilës sipas një formule të vendosur nga Agai, do i duhet të zgjidhte një tjetër fermere për t’iu bashkuar sfidës. Duket se Alba e ka nisur lojën e saj, ndaj Big Mama u bë sfidantja e dytë që u bë pjesë e zinxhirit të sfidantëve. Kjo e fundit duhet të thoshte po ashtu një emër, që do u bë automatikisht pjesë e televotimit për t’u eliminuar javën e ardhshme.
Gjatë sfidës pati tension, grind por dhe të qeshura, pas nje beteje disa minuta, Big Mama u shpall fituese, gje që çoi në një televotim humbësen e kësaj sfide të parë, Albën së bashku me Silvanën.
Por mbrëmja vazhdoi gjatë. Diskutime dinamike por dhe dyshime për fermerë të infiltruar ishin disa nga momentet më pikante të mbrëmjes. Në më pak se një javë veç fermerëve duket se janë angazhuar në lojë edhe opinionistëst, Kastro Zizo dhe Zhaku. Të vëmendshëm gjatë dinamikave të lojës, ata nuk i kursyen komentet e tyre.
Duket se shkëndijat e para jan ndezur në Fermën më të madhe në Shqipëri. Limi dhe Kejsi po ashtu ishin në qendër të vëmendjes, mbi raportin e tyre. Ndonse ata u përpoqën të sqaronin se është vetëm një mardhënie shoqërore, dyshimet me pjesën tjetër të fermerëve nuk munguan.
Edhe thyerja e rregullave nga Alba pas hapjes së zarfit qe Agai i kishte dhënë Ronit, pati pasojat e saj. Dy fermërët u dënuan. Ata do të qëndrojnë të mbyllur në dhomën e Fakirit, deri të hënën, ndërsa u është ndaluar komunikimi gjaët këtyre ditëve me pjesën tjetër të konkurrentëve.
Nga ana tjetër Frederik Ndoci si kryefermer dhe Big Mama si e zgjedhura e tij do të shijojnë përfitimet e dhomës së Njishit, tre ditët në vijim