Violetë Kukaj së fundmi ka qenë në qendër të mediave rozë për pamjen e saj.
Këngëtarja e njohur duket më mirë se kurrë më parë derisa po krahasohet me pamjen e saj edhe me këngëtaret 20-vjecare.
Por, pos dukjes, Violetë Kukaj është përfolur shumë për shkak të ndarjes nga tashmë ish-burri i saj.
Edhe pse nuk dihet arsyeja e ndarjes, historia e dashurisë së saj kishte qenë e veçantë. Kjo për faktin se Violeta ishte veç 12-vjeçare kur ishte njohur me të.
Kjo është bërë e ditur gjatë disa intervista të shumë kohëve më parë, të pyetur se si u njoftuan, vetë ish-burri i saj ka treguar historinë e tyre interesante:
“E kam pa fillimisht në objektin e televizionit të RTP-së, tek bëhej një xhirim i ansamblit të njohur në atë kohë “Shotë Galica”, të Drenasit. Atëherë Violeta ishte më e reja e ansamblit. Ishte një vajzë, fëmijë 12 vjeçare.”
“Tek pas shtatë vjetësh me këngën “Eja ti” në festivalin, “Akordet e Kosovës, paraqitja e Violetës me një pamje krejt tjetër më befasoi.
Natyrisht aty më kaploi një ndjenjë , të cilën nuk e kisha pasur më herët. Ishte kjo ndjenja e dashurisë dhe aty vendosa, o kjo vajzë do jetë e imja për grua, o asnjë tjetër për jetë. Dhe ashtu ndodhi e pëlqyem njëri tjetrin dhe u martuam dhe vazhdojmë të jetojmë në bashkëshortësi të lumtur”, kishte thënë ish burri i saj në një paraqitje televizive vite më parë.
Dyshja së bashku kanë tre fëmijë, por që tani janë të ndarë.