Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videoje që e ka publikuar faqja e Vetëvendosjes, ka bërë thirrje që diaspora të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kurti ka njoftuar se qendrat e VV-së kanë përgatitur një video sqaruese për ta lehtësuar votimin e mërgatës.
Kreu i VV-së ka theksuar se afati i aplikimit është i shkurtër, teksa i ftuar bashkatdhetarët t’i ndjekin hapat si në video.
Kujtojmë se Kurti edhe para pak ditësh kishte dalë me një video, ku kishte kërkuar votën e diasporës.
Njoftimi i plotë:
Regjistrohu për votim nga mërgata
Nga data 13 deri 21 janar është përiudha e regjistrimit për të votuar nga mërgata. Pas këtij procesi dhe marrjes së konfirmimit do të jetë procesi i votimit, për të cilin jemi duke përgatitur video tjetër udhëzuese.
Në numrat më poshtë mund të kërkoni ndihmë për çdo paqartësi:
+383 46 868 684
+383 46 848 686
+383 48 868 684
+383 48 848 686