Ka vdekur në moshën 44-vjeçare, si pasojë e koronavirusit, profesori i ekonomisë, Arben Dërmaku, kanë njoftuar familjarë e kolegë të tij.
Dermaku ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, si dhe kishte qenë rektor i Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit.
Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve, për shkak të situatës me pandeminë.
Dërmaku la pas vetes gruan dhe djalin.