Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në tetor të vitit të kaluar kishte thënë se është ndërhyrje në punën e brendshme të SHBA-së, mbështetja e Albin Kurtit për kandidatin për president, Joe Biden.
Lidhur më këtë, ka reaguar ish-këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, se a janë bindur se Kurti kishte të drejtë kur doli në përkrahje të Biden.
“Ju amerikanofilët e Grenell-it, a besoni ende që Albini me përkrahjen publike që ja bëri z. Joe Biden “ndërhy në punët e brendshme të ShBA’së” apo e keni ndërruar besimin sepse jeni bindur edhe vet që Albini pati të drejtë?!”, shkruan Tali.