Ish analisti politik, tash i aderuar në Vetëvendosje, Armend Muja, ka folur për herë të parë si zyrtar i VV-së.
Ai ka thënë se me Albin Kurtin njihen qëmoti, ndërsa tash e tutje rrugëtimin do ta vazhdojnë si koleg.
Muja shkruan se Kurti nuk i ka borxh askujt përpos popullit të Kosovës dhe dashamirësve të saj.
Sipas tij, Kurti dhe VV janë e vetmja garanci për ndryshim në Kosovë, teksa ka shtuar se për të është nder dhe përgjegjësi të jetë pjesë e këtij rrugëtimi.
Postimi i tij:
Me Albinin njihemi qëmoti, por nga dje, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE! Kosova gjendet e sfiduar, si për të kaluarën, ashtu edhe për të ardhmen e saj. Albin Kurti përfaqëson të vërtetën, autoritetin moral dhe vullnetin e njerëzve të rëndomtë në Kosovë – aktiv e rezistent ndaj sfidave shoqërore që nga vitet e 90-ta, por edhe të gatshëm për rrugën përpara. Data 14 shkurt 2021 do të jetë historike për Kosovën – Kurti do të jetë Kryeministri më i votuar, lajm i mirë dhe i domosdoshem për Kosovën dhe shqiptarët.
Kurti nuk i ka borxh askujt përpos popullit të Kosovës dhe dashamirësve të saj. Nuk duhet pritur që ai si Kryeminister të jetë kokëulur para atyre që sfidojnë shtetësinë e Kosovës nga brenda dhe jashtë. Ai do te veproj si Kryeministër i të gjithë votuesve në Kosovë dhe partner me miqtë më të afërt te Kosovës Nevojitet ilaç i shpejtë kundër pandemisë, papunësisë dhe krimit. Na duhet paqe e brendshme dhe kontributi i të gjithë diasporës për ecje me hapa të shpejtë drejt zhvillimit dhe integrimit evropian. Kosova do ti kthehet fitoreve.
Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE janë e vetmja garanci për ndryshim në Kosovë. Për mua është nder dhe përgjegjësi të jem një pjesë e këtij rrugëtimi.