Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e arrestuar në Prizren. Basha ka shprehur shqetësimin se ndër të arrestuarit janë edhe persona që dyshohet se kanë lidhje me shërbimet e sigurisë serbe dhe organizatorët e sulmit në Banjskë. Ai ka cilësuar këtë vendim një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Në një postim të tij në Facebook, Basha ka theksuar se pesëmbëdhjetë ditë pas arrestimeve, janë liruar 10 nga 12 të arrestuarit, pasi Prokuroria nuk kishte kërkuar paraburgim për ta. Sipas tij, kjo është një dëshmi e dështimit të sistemit të drejtësisë dhe një akt që po e rrezikon rëndë sigurinë e shtetit. Basha gjithashtu ka shprehur habi për mënyrën se si sistemi i drejtësisë po e trajton këtë çështje të ndjeshme.

“Po të njëjtën ditë janë liruar 10 nga 12 të arrestuarit, sepse Prokuroria nuk kishte bërë kërkesë për paraburgim. Ndërsa sot qenkan liruar edhe dy të tjerët”, ka thënë Basha, duke e quajtur këtë një gabim të madh dhe të papranueshëm.

Ai gjithashtu ka theksuar se ky vendim tregon qartë se ka probleme serioze me sistemin e drejtësisë, i cili po i lë të lirë individë që mund të kenë lidhje me grupet e organizuara dhe shërbimet e sigurisë të një shteti armiqësor. “Lexone këtë ju lutem edhe pyetni veten, për kënd po punojnë këta prokurorë që po cenojnë edhe sigurinë kombëtare?”, ka shtuar ai në postimin e tij.

Basha ka kërkuar gjithashtu protesta kundër sistemit të drejtësisë, duke thënë se është e papranueshme që në një moment kaq të ndjeshëm për sigurinë kombëtare, drejtësia të sillet me këtë lloj indiference. Ai ka theksuar se kjo është një sfidë e madhe për shtetin dhe se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për kërcënimet që vijnë nga një sistem i drejtësisë i papërgjegjshëm.

Ky reagim i Bashës ka shkaktuar reagime të shumta në opinonin publik dhe ka nxitur diskutime për më tej mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, veçanërisht për raste të tilla që lidhen me sigurinë kombëtare dhe ndikimin e ndikimeve të jashtme.

Related Posts