Do të zhvillohet sot ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës në futboll, aty ku ndeshjen dy prej skuadrave më të suksesshme në futbollin e Kosovës, Drita dhe Gjilani,

Drita që nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadanit pothuajse e ka siguruar titullin e kampionit në Superligë, po kërkon të arrijë në finalen e Kupës së Kosovës duke bërë kështu një sezon shumë të suksesshëm. Ata sot do ta kenë përparësinë e terrenit vendas pasi ndeshja e parë do të zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 15:00.

 

Prishtina nga ana tjetër po lufton në Superligë për njërën nga pozitat që siguron garat evropiane sezonin e ardhshëm, por edhe aty gjërat duken mjaftë të komplikuara, andaj triumfi në Kupën e Kosovës do të ishte rruga më e shkurtër për ta arritur këtë objektiv. Skuadra nga kryeqyteti ditë më parë solli në pankinë trajnerin Arsim Thaqi i cili zëvendësoi të shkarkuarin Cavalli.

 

Trajnerët e të dy skuadrave janë shprehur optimistë para kësaj ndeshje duke thënë se janë gati dhe do të hyjnë në fushë vetëm për fitore para ndeshjes kthyese që do të zhvillohet në Prishtinë,

Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër do të ballafaqohen Drenica dhe Llapi, sfidë kjo e cila zhvillohet te enjten.

Related Posts