Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën rreth orës 15:53 në Prishtinë, ku një vajzë 26 vjeçare ka rënë nga kati i 7-të i një ndërtese.

Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, nën veprën “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SHTYTJE NE VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE

Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull  kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Posts