Të dielën rreth orës 12:15 ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Jagodë të Klinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se një person ka vdekur derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një veture nga treni.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha Gashi
Titull