Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCovid.
Në mesin e masave të ndërmarra, Qeveria ka vendosur që të lejojë grumbullimin e 30 personave në hapësira të mbyllura, kurse në sheshe publike lejohet grumbullimi i personave deri në 50 persona, transmeton Telegrafi.
“Të gjitha tubimet publike të organizuara në hapësira publike të të gjitha formave, ndalohen në jo më shumë se 50 persona, me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim”, thuhet në vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës.
Të ndaluara vazhdojnë të mbesin organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare, e po ashtu edhe ceremonitë fetare.